75 Mall Live Search
18:43 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Miratohet rregullorja për shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot ka mirtuar rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë.

“Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi sot rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë, duke hapur rrugë për vazhdimin e fazave të tjera të implementimit të këtij projekti të rëndësishëm për Kryeqytetin.

Organizimi i mirëfilltë i parkingjeve është ndihmesë në lëvizshmërinë e të gjithë pjesëtarëve të komunikacionit”, thuhet në njoftim./Indeksonline/