75 Mall Live Search
17:15 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / F.R

Mirdoni i BBVK2 bëhet baba për herë të parë

Emocione të mëdha për instrumentistin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, i cili ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij – është bërë prind për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Elmedina, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre, të cilin çifti e ka pagëzuar me një emër shumë të veçantë e domethënës: Noè. Në një postim të ngrohtë në Instagram, Mirdoni ka shprehur lumturinë e tij duke shkruar: “Welcome Noè, baba ma i ri n’sheher”.

Fotografia e çiftit nga spitali, me kapele që mbajnë mbishkrimet “Mom” dhe “Dad”, shpreh gjithë gëzimin dhe krenarinë e prindërve të rinj, të cilët po nisin një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre.

Urime dhe mesazhe dashurie kanë vërshuar për Mirdonin dhe Elmedinën, të cilët tashmë kanë marrë mbi vete rolin më të bukur e më të rëndësishëm, atë të prindit.