23:57 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Mirë e më mirë te Manchester United

Anthony Martial ka rënë dakord për një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.

Ylli francez ishte i vendosur për largim nga gjiganti anglez, por ardhja e Solskjer dhe rikthimi i rezultateve të mira ka bërë që sulmuesi të bindet për kontratën e re.

Raportet e tij me Jose Mourinhon ishin vazhdimisht të çara, por francezi ka gjetur më në fund qetësi te skuadra angleze.

Agjenti i Martial, Philippe Lamboley ka përfunduar bisedimet me United duke arritur një marrëveshje 5 vjeçare për Martial.

Juventus ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, por që edhe Tottenham ëndërronte francezin./Indeksonline/