75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

Mirë po i shkonte te Lazio, Guendouzi befason me të ardhmen e tij… gjen skuadrën e re

Futbollisti i njohur francez, Matteo Guendouzi, pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – futbollisti do të largohet nga Lazio për në Superligën e Turqisë, shkruan Indeksonline

26-vjeçari ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen, skuadër kjo që do të paguajë rreth 29 milionë euro për shërbimet e tij.

Guendouzi ishte duke kaluar momente të mira në Lazio, por shuma e ofruar ka bërë që drejtuesit e klubit italian ta shesin mesfushorin dhe një prej lojtarëve më të mirë në ekip.

Kujtojmë se Guendouzi ishte pjesë e Arsenalit gjatë vitit 2018-2022, kurse luajti edhe për skuadrat si: Hertha Berlin, Maresille dhe Lorient./Indeksonline/