“Mirë që përfundoi nëntori”, Hansi Flick pas fitores ndaj Mallorca-s: Muaji i kaluar ishte…!

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore të thellë 5:1 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga.
Hansi Flick pas takimit u shpreh tejet i lumtur që skuadra e tij u rikthye në rrugë të duhur të fitoreve, shkruan Indeksonline
Gjermani ia la fajin muajit nëntor për dështimet që i pati me skuadrën e tij katalunase.
“Mirë që përfundoi ky nëntor i mu**. Tani jemi në dhjetor”, u shpreh Hansi Flick
Skuadra e Barcelonës me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve në pozitën e parë, katër më shumë se vendi i dytë, Real Madridi, që ka dy ndeshje më pak./Indeksonline/
Hansi Flick: “I’m happy that December has started. November was sh*t.” pic.twitter.com/zkancBfQLX
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 3, 2024