75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / AR

“Mirë se vini Mërgatë”, Qeveria ka një njoftim për ta

Qeveria e Republikës së Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve përmes një njoftimi në Facebook.

Në ftesën e mirëseardhjes mes tjerash theksohet se do të ketë pagesa online të polisës kufitare, kalim të lehtësuar nëpër pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e pa ndalesa, qasje online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën e-Kosova dhe shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë.