”Mirë se vjen, prof”!- Suhareka e zyrtarizon Mirel Josen si trajner

Mirel Josa është zyrtarizuar si trajner i ri i Suharekës.
Ai do të jetë pasardhës i Qendrim Kidës, i cili i shkarkua javë më parë, shkruan IndeksOnline.
”Mirë se vjen, prof! FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Joca pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, thuhet në njoftimin e Suharekës.
Kujtojmë se Mirel Josa deri ditën e djeshme ishte trajner i Vëllaznimit, ku kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit./IndeksOnline/