75 Mall Live Search
17:44 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

“Mirel Josa, prej tash e tutje siguri në Prishtinë nuk ki”

Viti 2019-të ka nisur në mënyrë më të keqe të mundshme për Prishtinën e Mirel Josës.

Pas eliminimit nga Digitalb Kupa dhe humbjes ndaj Flamurtarit në derbi, skuadra kryeqytetase u mposht 1-0 nga Llapi në supersfidën e javës së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës duke humbur më shumë terren në garën për titull.

Nga +1 pikë avantazh që ishte ndaj Feronikelit në fund të 2018-ës, tashmë pas vetëm 3 ndeshjeve të zhvilluara është distancuar në -5 pikë.

E sic duket këtë humbje nuk e kanë kapërdirë lehtë tifo-grupi i Prishtinës “Plisat”, të cilët kanë kërcënuar trajnerin e skuadrës me anë të një postimi në llogarine e tyre zyrtare në Facebook.

“Mirel Josa prej tash e tutje siguri ne Prishtinë nuk ki” , është mesazhi i Plisave për trajnerin nga Shqipëria. /IndeksOnline/