75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / LB

Mirel Josa zyrtarizohet te skuadra e re, ndiqet nga Mazrekaj dhe Goxhaj

Tashmë edhe zyrtarisht Mirel Josa është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Timonieri merr në dorë kështu “fatet” e kavajasve, me presidentin Nexhat Bizhdili që i ka besuar “çelësat” e ekipit për sezonin e ri.

Prezantimi i Josës është bërë në ambientet e Bashkisë së Kavajës, me palët që kanë firmosur një kontratë 1 vjeçare mes tyre. Së bashku me trajnerin janë prezantuar edhe dy afrimet e para.

Mentor Mazrekaj dhe Jurgen Goxhaj bëhen pjesë e Besës dhe do të luajnë në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e skuadrës kavajase kërkojnë që Josa  të sigurojë ngjitjen në Superiore dhe ky do të jetë objektivi i tyre në këtë sezon.