75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Mirëmbajtja e rrugëve rurale në Prishtinë do të kushtojë afër 95 mijë euro

Kosova këto ditë ka qenë nën ndikimin e temperaturave minus dhe reshjeve të borës.

Madje, për disa ditë u krijua një situatë e vështirë për vozitësit për shkak të reshjeve të shumta të pandërprera të borës, transmeton Indeksonline.

Kompanitë e kontraktuara  për mirëmbajtjen e rrugëve nisën pastrimin e borës, por pati edhe banorë që u ankuan për mospastrim të rrugëve në disa komuna.

Komuna e Prishtinës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve rurale për këtë vit kanë ndarë 94.827,91 euro.

Kjo kontratë është nënshkruar me katër janar të këtij viti dhe titulli i kontratës është “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve rurale”.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate të nënshkruar është 12 muaj./Indeksonline/