“Mirëmëngjes”, Edi Rama nis ditën Kuq e Zi
Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot ka nisur ditën me pamje nga festa e 28 Nëntorit.
Nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, kanë përgatitur aktivitete për festën e flamurit, dhe këtë organizim, Rama e ka ndarë në rrjetet e tij sociale.
Po ashtu, kryeministri uroi të gjithë për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

