75 Mall Live Search
09:42 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / KV

“Mirëmëngjesi, me djemtë më të mirë të qytetit”/ Isak Neziri viziton stacionin e zjarrfikësve, në Drenas

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri (99), ka vizituar herët në mëngjes stacionin e zjarrfikësve në Drenas, ku është pritur nga komandanti Afrim Gjeli dhe stafi i zjarrfikësve.

Gjatë vizitës, Neziri u njoh nga afër me punën dhe gatishmërinë e zjarrfikësve, duke vlerësuar përkushtimin e tyre të përditshëm në shërbim të qytetarëve.

Në një postim të tij, Neziri ka shkruar:

“Mirëmëngjesi, me djemtë ma të mirë të qytetit!

Afrim Gjeli me stafin e tij janë gjithmonë në krye të detyrës, të gatshëm dhe të palodhur në çdo situatë. Faleminderit për punën djem”!

Ai theksoi se puna e zjarrfikësve është jetike për sigurinë e qytetit dhe meriton respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.