Mirëmëngjesi Deçan! Shikoni rezultatin kur punohet edhe të dielën

Ndonëse është e diel dhe ditë feste, puna në Komunën e Deçanit nuk ndalet.
Kryetari Bashkim Ramosaj është duke punuar me intensitet të lartë në rregullimin e rrrugëve të qytetit dhe përmirësimin e përditshmërisë së banorëve.
Ai sot ka nisur ditën me punë, duke ndjekur vijimin e punimeve në asfaltimin e rrugës kryesore të qytetit.
“Mirëmengjesi! E filluam ditën sot!” ka shkruar ai në Facebook, bashkë me pamjet nga punimet.