“Mirëmëngjesi”, Nedim Bajrami i përshëndet shqip pjesëtarët e stafit te skuadra e Sassuolos

Një video interesante është publikuar në rrjetet sociale nga ekipi italian, Sassuolo.
Në këtë video bën pjesë mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili e përshëndet në gjuhën shqipe djaloshin që krijon video dhe i mban rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Bajrami i thotë mirëmëngjesi, por djaloshi nuk e kupton dhe i kthehet me fjalët: Çfarë the?
Kurse futbollisti thotë se kjo përshëndetje është në gjuhën shqipe.
Kujtojmë që Sassuolo ndeshjen e ardhshme e luan të dielën ndaj Monza në kuadër të Serie A. Ata kanë grumbulluar vetëm 19 pikë në 20 ndeshje./Indeksonline/
@sassuolocalcio Buongiorno! 🇦🇱 #TikTokCalcio #SerieA #ForzaSasol #buongiorno #albania #bajrami ♬ suono originale – U.S. Sassuolo Calcio