75 Mall Live Search
21:19 / E Premte, 09 Janar 2026 / MSH1

“Mirënjohëse për çdo hap të jetës”/ Bora feston ditëlindjen

Bora Zemani feston sot ditëlindjen!

Ylli televiziv ka mbushur 34 vjet jetë, teksa është shprehur mirënjohëse për çdo hap të jetës.

Ajo ka publikuar disa fotografi me trëndafila rozë në krah, teksa rrezaton lumturi dhe gëzim.

“34 vjeç, mirënjohëse për çdo hap të jetës!” shkroi ajo.

Më herët gjatë ditës, për Borën erdhi urimi nga partneri i saj, Donaldi.

“Edhe 100 vjet, partnere. Shpresoj që jeta t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar ato shpesh. Të dua shumë, ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty”, ka shkruar mes të tjerash Donaldi.