Mirënjohje për policin që i doli në ndihmë zviceranes, e cila u grabit nga i dashuri vushtrrias

I është ndarë mirënjohje policit, Blerim Kuqit nga Suhareka, pasi i doli në ndihmë një gruaje zvicerane, e cila gjatë pushimeve të saj në Kosovë është grabitur nga i dashuri i saj.
Por fatmirësisht në ndihmë i doli Kuqi, i cili i ofroi strehim në shtëpinë e tij, shkruan Indeksonline.
Mirënjohja iu dha nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj për gjestin e tij human e shembullor.

Sipas Blick.ch, gruaja u grabit nga i dashuri i saj në qytetin e Suharekës, i cili e kishte lënë atë në këmbë në mes të rrugës.
Burri nga Vushtrria, zviceranes ia kishte marrë një Samsung S8 dhe iPhone 8, 3,000 franga dhe pasaportën e saj të martën pasdite. Pastaj, ai ishte nisur me BMË-në e tij të hirtë dhe la gruan në rrugë.
Ajo më parë e kishte lënë të takohej me të. Sipas Blick, vushtrriasi u shfaq me një burrë tjetër në vendin e rënë dakord dhe e grabiti atë.
Gruaja e frikësuar më pas shkoi në polici. Aty ajo e përshkroi gjendjen e saj te oficeri i policisë , për shkak se ajo nuk dinte ku të shkonte pa dokumente dhe para, polici i ofroi strehë asaj në shtëpinë e tij.
Derisa zvicerania u strehua te shtëpia e Blerim Kuqit, polici së bashku me kolegët e tij në Mitrovicë, kontrolluan për dy të dyshuarit. I dashuri i saj u arrestua më vonë në qytetin e tij të lindjes, Vushtrri. Bashkëpunëtori i tij gjithashtu u kap. Ai ishte gati të kalonte kufirin.
Telefonat celularë të vjedhur u siguruan nga hajdutët dhe iu dorëzuan pronares. Ambasada i ka dhënë asaj një pasaportë të re, shkruan gazeta./Indeksonline/
