Mirëpritje dinjitoze për mërgatën, Sveçla dhe Hyseni vizitojnë pikën kufitare Dheu i Bardhë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vizituar pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku u njohën nga afër me përgatitjet institucionale për përballimin e rritjes së fluksit të qytetarëve me ardhjen e mërgatës, transmeton IndeksOnline.
Gjatë vizitës, ata bashkëbiseduan me zyrtarë policorë dhe u informuan për masat e ndërmarra me qëllim të menaxhimit sa më efikas të qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët në këtë pikë kufitare.
Statusi i tij i plotë:

