75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / LB

“Mirësevini diasporë”, Daut Haradinaj publikon pamje të mërgimtarëve që po vijnë në mbështetje të AAK-së

Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt, numër i madh i bashkatdhetarëve po udhëtojnë drejt vendit për të mbështetur koalicionin për Kosovën Fituese, të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Daut Haradinaj nga AAK ka publikuar pamje të disa mërgimtarëve që kanë ardhur së fundi në Prishtinë dhe kanë deklaruar se do të votojnë për AAK-në.