Mirësjellja e Kocit ndaj stafit të sigurimit dhe zyrtarëve për higjienë në Gjykata: Pa ngrohje tërë dimrin, punën e kryejnë pa fjalë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka treguar anën e tij fisnike ndaj zyrtarëve të sigurimit dhe higjienës në Gjykata.
Koci i përshkruan si të pa fjalë e të zjellshëm këtë kategori të punëtorëve në Gjykata, ani pse të njëjtit kanë punuar pa ngrohje tërë dimrin.
“Gjykatat në Prishtinë funksionojnë së pari për shkak të punës vetëmohuese të zyrtarëve të sigurimit dhe zonjave që e mbajnë higjienën.
Pa ngrohje tërë dimrin, punën e kryejnë pa ankesa e fjalë.
E rrogat? Mos vet! Shumëfish më të vogla se disa të tjerë që punojnë këtu.
Me kënaqësi shoqërohem dhe dal në kafe, sa herë kam kohë.
Përndryshe, Kodi i Procedurës Penale ka ndryshuar. Kemi dinamizim të procesit. Por sjellja ka mbetur e njejtë.
Si zakonisht, gjykimi nuk po fillon me kohë” shkruan Koci në Facebook./Indeksonline/