75 Mall Live Search
18:18 / E Hënë, 05 Janar 2026 / B XH

Miri qan për Selin në BBVA: U ndamë

Në ditët e fundit në rrjetet zyrtare të Big Brother VIP Albania 5 janë shpërndarë disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët shprehin emocionet e tyre.

Mes tyre, vëmendje të veçantë ka marrë një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur dhe me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat – meqë shkoi në Akuarium.

“Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot. Ajo mori një letër nga babai i saj. Është njeri i jashtëzakonshëm, e dua shumë. E gjithë shtëpia e kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe ja, u ndamë”, u shpreh ai.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Selin iu lexua një letër nga i ati, ku ai ndau mendimet e tij për rrugëtimin e saj në shtëpi.

Në letër u prek edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)