75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Miriam Cani publikon fotografinë më të ëmbël të Amelit

Këngëtarët e mirënjohur Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë prindër të një vajzë, ndërsa janë në pritje të fëmijës së dytë.

Të dy artistët përkundër angazhimeve të shumta janë mjaft të përkushtuar ndaj familjes dhe vajzës së tyre, shkruan Indeksonline.

Edhe imazhet e ndryshme të Amelit janë të shumta, të cilat prindërit e saj i ndaj me adhuruesit në rrjetet sociale.

Një postim të tillë së fundi e ka bërë Miriami, këngëtarja simpatike ka publikuar një fotografi të vajzë bukuroshe.

“Një përqafim për të gjithë ju”, ka shkruar Miriami sipër fotos.

Kujtojmë që Miriam dhe Albani në koncertin recital të mbajtur në Tiranë pak javë më parë zbuluan se fëmija i dytë i çiftit është djalë./Indeksonline/