75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / OSH

Miriam Cani pyet ndjekësit nëse duhet t’i pres flokët, por i vjen reagimi me lot në sy i Albanit

Këngëtarja shqiptare Miriam Cani tash e sa vite është e martuar me këngëtarit dhe kantautorin e famshëm shqiptar Alban Skenderaj.

Ata janë ndër çiftet më simpatike dhe të dashura të showbizzit shqiptar.

Cani është mjaftë aktive në rrjetet sociale duke shpërndarë edhe fotografi, e pamje nga përditshmëria e saj.

Ndërsa këtë mëngjes ka pyetur fansat e saj se a duhet apo jo t’i pres flokët.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Albanit, i cili i ka thënë që jo, nuk duhet t’i pres ato.

Madje fjalë “jo” ai e ka shoqëruar edhe me një emoticon me lot në sy.

Ata të dy janë prindër të një vajze dhe një djali.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e saj dhe reagimin  e Albanit: