Miriami tregon se sa bileta kanë mbetur nga nata e 4-të e koncertit të Albanit në Prishtinë
Pas kërkesave të shumta nga publiku, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka shtuar edhe natën e katërt të koncertit të tij “MOTIV” në Prishtinë.
Mirëpo këto bileta nuk u shitën aq shpejt sa të tri netëve të para, shkruan IndeksOnline.
E bashkëshortja e Albanit, Miriam Cani në rrjetet sociale ka postuar reklamën duke thënë se kanë mbetur vetëm edhe 300 bileta.
”Nxitoni të siguroni vendin tuaj në kohë që të mos thoni nuk na lajmëruat”, ka shkruar Miriami.
Postimi:


