75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / G T

Mirlind Daku shënon gol tejet të bukur kundër CSKA Moscow

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen ndaj CSKA Mosow, e vlefshme për raundin e katërt në Premier League të Rusisë.

Daku shënoi golin për 3:1 në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline

Lojtari shqiptar për mrekulli mashtroi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar dhe çoi topin në rrjetë. Por skuadra e tij po humbet me shifrat 5:1*

Ky ishte goli i katërt i sulmuesit shqiptar këtë sezon në katër ndeshjet e para./Indeksonline/