Mirlind Daku dhe Gallapeni parashikojnë Kupën e Botës
Kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja e parë hapëse e Kupës së Botës 2026.
Dy futbollistë të njohur, Mirlind Daku dhe Dion Gallapeni kanë parashikuar fituesin e këtij eventi të madh, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Shqipërisë mendon se Anglia do të jetë fituese e Kampionatit Botëror.
Kurse finalist sipas tij do të jetë Portugalia e Cristiano Ronaldos.
Në pyetjen se cili do të jetë golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë, Daku u përgjigj: Harry Kane.
Ndërkohë mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni mendon se Portugalia do të jetë fituese e këtij eventi.
Me finalist Francën. Kurse për futbollistët më të mirë dhe golashënuesi më i mirë ai thotë se do jetë Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo.
Këto pyetje janë bërë nga faqja LIG Sport dhe Indeksonline.

