Mirlind Daku dhe skuadra e tij pësojnë humbje në shtëpi, futbollisti shqiptar ende pa gol në vitin 2024

Skuadra e Rubin Kazan pësoi humbje minimale 0-1 në shtëpi ndaj Pari NN në ndeshjen e vlefshme për Premire League në Rusi, java e 20-të.
Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën më të dobët, 5.4, shkruan Indeksonline
Ish-lojtari i Ballkanit nuk ka shënuar ende gol gjatë vitit 2024 në ndeshje zyrtare.
Kujtojmë që për Rubin Kazanin luan edhe lojtari tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili ishte në fushë deri në minutën e 74’të.
Rubin Kazan në 20 ndeshje ka grumbulluar 29 pikë dhe gjendet në pozitën e 7-të./Indeksonline/