Mirlind Daku humb penallti në Rusi, skuadra e tij mposhtet thellë

Skuadra e Rubin Kazanit ka pësuar humbje në shtëpi 0:3 ndaj Baltika, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në elitën e futbollit rus.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka humbur një penallti, shkruan Indeksonline
Daku kishte shans të mirë të shënonte gol për Rubinin, por goditjen e tij të fortë e ndali mrekullisht portieri kundërshtar.
Lojtari “kuqezi” u vlerësua me notën 5.9 në sajtin e njohur “Flashscore”./Indeksonline/
Borisko saves Daku's penalty pic.twitter.com/3k1JFF3TA3
— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 19, 2025