Mirlind Daku kontribuon me gol në barazimin e Rubin Kazanit

Rubin Kazan dhe Dynamo Moscow ndanë pikët sot, në kuadër të javës së gjashtë në Premierligën e Rusisë.
Ndeshja e zhvilluar në “Ak Bars Arena” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
Për vendasit goli i parë u shënua nga Mirlind Daku (45+1′), i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Për sulmuesin kosovar ishte ky goli i tij i dytë në elitën e futbollit rus, krahas edhe një asistimi.
Ndryshe, Rubin Kazani tani ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e 12-të në tabelë.
— @FootColic | Follow main account (@don42780) August 26, 2023