75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

Mirlind Daku mungon disa ditë, trajneri i Rubin Kazanit: Nuk mund të luajë gjithmonë me injeksione!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ende nuk është rikthyer në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit.

Pas ndeshjeve me Shqipërinë në UEFA Nations League, Daku udhëtoi drejt Romës për t’u mjekuar, shkruan Indeksonline

Daku ka disa probleme andaj do i duhet kohë për t’u rikuperuar.

Madje edhe trajenri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov e konfirmoi mungesën e Dakut për ndeshjet e ardhshme, duke thënë poashtu se sulmuesi përdori injeksione edhe në ndeshjet e Shqipërisë.

Mirlind Daku - Player profile 24/25 | Transfermarkt

“Mirlind Daku është duke u mjekuar. Duhet të sigurohemi që ai të jetë i shëndetshëm. Ai nuk mund të luajë gjithmonë me injeksione. Të njëjtën gjë e bëri edhe te Shqipëria.

“Kjo e nxjerr atë jashtë ekuilibrit psikologjik, sepse nëse dhimbja nuk largohet, atëherë gjithmonë filloni të nervozoheni. I duhet një pushim dhe më pas t’i nënshtrohet trajtimit”, tha trajneri i Rubin Kazanit për sulmuesin shqiptar

26-vjeçari gjatë këtij sezoni me Rubin Kazanin në Rusi ka zhvilluar 11 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/