75 Mall Live Search
10:44 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Mirlind Daku rrezikon ndëshkimin nga UEFA, reagon babai i tij

Në një intervistë për median ruse, babai i sulmuesit shqiptar Mirlind Daku thotë se djali i tij nuk duhet të pezullohet nga turneu pasi reagimi i tij ishte thjesht emocional.

“UEFA ka nisur një hetim për sjelljen e papërshtatshme të Dakut, i cili akuzohet se ka bërtitur parulla fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve pas ndeshjes së “Euro 2024”, Kroaci – Shqipëri 2-2. Sipas raportimeve të mediave, gjatë ndeshjes tifozët kroatë dhe shqiptarë bërtisnin nga tribuna “vrite serbin”.

“Siç shkruajnë mediat, djali im nuk ka thënë gjëra të tilla. Mirlindi është thjesht emocional dhe shpërthyes. Këtë e ka bërë pa dashje dhe tashmë ka kërkuar falje nga ata që janë lënduar për këtë, por nuk besoj se do t’i japë lamtumirë turneut. Është 100% gabim të bësh thirrje për vrasjen e serbëve! Djali vetëm u përpoq të thoshte *** (ofendim i lehtë), por nuk e tha plotësisht. E dini se çfarë lloj mbështetjeje ka Mirlindi në Kroaci, Slloveni dhe tani në Rusi. Të gjithë e dinë sjelljen e tij si futbollist. Djali është shumë i mirë, por ky është Europiani i tij i parë në karrierë dhe të gjitha janë emocione. Nuk mendoj se ai e meriton të pezullohet nga turneu. Ai tashmë ka kërkuar falje”, i tha Fehmi Dakut në një intervistë korrespondentit të “Sport24”, Vladislav Shapiro.

Babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka folur më tej edhe për marrëdhënien e djalit të tij me futbollistët serbë te skuadra e Rubin Kazanit. Mirlindi ka shumë bashkëlojtarë serbë në Rubin dhe pyetjes se si ndihet ai me ata, babai i Dakut u përgjigj: “Ai shoqërohet me ta gjatë gjithë kohës. Ai komunikon më shumë me Igor Vujaçiç (lojtar i kombëtares së Malit të Zi, por me pasaportë serbe). Ata janë miq dhe janë gjithmonë bashkë”.

UEFA ka hapur hetim për sulmuesin e kombëtarës Mirlind Daku i cili akuzohet se ka bërtitur parulla fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve pas ndeshjes së “Euro 2024”, Kroaci – Shqipëri 2-2.pas  më pas kërkoi falje publike duke thënë se ishte nën efektin e emocioneve kur ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut.