Mirlind Daku shënoi dy gola, por në fund e merr edhe të kuqin

Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan sot.
Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Spartakut të Moskës.
Nuk ishte e thënë që kjo mbrëmje të mbyllej në mënyrën më të mirë.
Kjo pasi në minutën e 74-t, një episod me rivalin prishi çdo gjë.
Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin.
Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi.
Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi.
VIDEO: https://streamin.me/v/3504cf62#google_vignette