Mirlind Daku takon ish-sulmuesin e Manchester Unitedit: I lumtur, ishte i këndshëm për t’u parë!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, gjendet me skuadërn e Rubin Kazanit jashtë Rusisë, duke u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit.
Ai ka takuar një legjendë futbolli. Bëhet fjalë për Dimitar Berbatovin, shkruan Indeksonline
Daku thotë se ishte tejet i lumtur që takoi ish-sulmuesin e Manchester Unitedit.
“I lumtur që e takova, një nga lojtarët më të këndshëm për t’u parë”, tha ai në rrjetet sociale
