75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mirlind Daku thjeshtë “makinë”, 12 gola në 6 ndeshje në Superligë

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku ka arritur një rekord të madh personal me klubin e tij.

Daku bëhet futbollisti i parë kosovar që shënon 12 gola në 6 ndeshjet e para të fillimit të Superligës, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi kosovar gjatë këtyre gjashtë ndeshje ka shënuar dy “hat-tricks”, që i bie 12 gola në total.


Ndërkaq, nëse e llogarisim edhe golin me Kombëtaren U21 të Kosovës, Daku kap shifrën e 13 golave.