75 Mall Live Search
17:51 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Mirlind Daku vendos rekord në kampionatin rus

Mirlind Daku është shëndrruar në një prej futbollisteve kryesor të Rubin Kazanit.

Sulmuesi kosovar, u transferua në Rusi gjatë verës së kaluar, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një asist, shkruan IndeksOnline.

Pos golave, Daku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e lojës dhe tani ai ka vendosur një rekord në kampionatin rus.

Ai tani mban vendin e parë si futbollisti me më shumë duele të fituara në fushë.

26-vjeçari ka arritur të fitojë 136 duele në 16 ndeshjet e zhvilluara deri më tani./IndeksOnline/