15:47 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Mirlind Dakut i ndalohet hyrja në Moldavi

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, i është ndaluar hyrja në Moldavi, me ekipin e tij slloven Mura.

Mura do të përballet sot me Sfintulun, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, shkruajnë mediat sllovene.

Janë 23 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë, por në mesin e tyre kanë munguar 2 lojtarë, Miha Kompan Breznik, dhe Mirlind Daku.

Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë.

“Mungesa e Dakut sigurisht që do të ndihet. Ne e dinim që ai nuk do të ishte me ne që në momentin që u hodh shorti, nuk shqetësohemi më për këtë. Por jam i sigurt se mungesa e sotme do ta bëjë Dakun edhe më të motivuar në ndeshjen e kthimit” , u përgjigj trajneri i Muras, Damir Chontala./Indeksonline/