75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / G T

Mirlind Kryeziu drejt Bundesligës gjermane?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziu, e ka përfunduar aventurën e gjatë te skuadra e Zurichut.

Ai mbrëmë u përshëndet me tifozët dhe tashmë është një “lojtar i lirë”, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Kryeziu foli për të ardhmen e tij edhe pse nuk e bëri të ditur skuadrën sepse thotë se është “sekret”.

Megjithatë, ai lë për të dyshuar se po shkon në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Gazetari: Rruga mund të çojë në Bundesliga 2?

Kryeziu: Po, mund të jetë.

Gazetari: Në Hannover?

Kryeziu: Jo nuk mendoj!

Mbrojtësi kosovar pritet që shumë shpejt të bëjë të ditur të ardhmen e tij./Indeksonline/