Miroslav Lajçak nesër vjen në Kosovë, do të qëndroj tre ditë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër zbarkon në Kosovë.
Ai do të takohet me liderët politik të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.
Pasi ta përfundoj vizitën në Kosovë, Lajçak do të shkoj në Serbi ku do të qëndroj dy ditë./Indeksonline/