75 Mall Live Search
12:17 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

“Mish dhe suxhuk që s’i dihet prejardhja”, arrestohet një person në Deçan

Është arrestuar një person në Deçan pasi gjatë kontrollit nga inspektorët komunal dhe njësitë përkatëse policore, në lokal i janë gjetur  mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim.

Sasia e produkteve të mishit janë sekuestruar nga inspektorët dhe të njëjtit janë dërguar në lokacionin e dedikuar për asgjësim.

I dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/