09:15 / E Martë, 27 Mars 2018 / k.v

Mishi i zgarës rrit tensionin e gjakut

Një studim i ri nxjerr detaje të rëndësishme rreth konsumimit të shpeshtë të mishit të zgarës në efektet e dëmshme mbi shëndetin.

Sipas këtij studimi, konsumimi i rregullt i mishit apo peshkut të pjekur në skarë mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Studiuesit sugjerojnë se mënyra se si gatuajmë mishin mund të ndikojë në rrezikun hipertensionit, transmeton Indeksonline.

Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ndodhë kur forca e gjakut që shtyn kundër murit të arterieve bëhet shumë e lartë. Kjo mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër dhe sëmundjeve të zemrës.

Studimet e mëparshme kanë dokumentuar shumë dëmtime të mundshme të konsumimit të mishit të gatuar në temperatura të larta. Një studim i raportuar nga ‘Medical News Today’, gjatë vitit të kaluar, bëri lidhjen në mes të konsumimit të mishit të pjekur në skarë ose të tymosur me një rrezik prej 23 për qind më të madh të vdekjes për të mbijetuarit e kancerit të gjirit.

Hulumtimet gjithashtu kanë lidhur ushqime të gatuara në temperatura të larta, me një rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës./Indeksonline/