75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mision i vështirë, por jo i pamundur

Fitorja befasuese e Republikës Çeke ndaj Anglisë mbrëmë minimizoi jashtëzakonisht shumë gjasat që Kosova të pres biletën në Kampionatin Evropian me anë të këtyre kualifikimeve.

Tash, Kosova është 4 pikë pas Çekisë por me një ndeshje më pak.

Kosova do të përballet me Malin e Zi në Prishtinë, Çekinë në Pragë dhe e pret në ndeshjen e fundit Anginë në “Fadil Vokrri”.

Në anën tjetër Çekia do të përballet me Kosovën në shtëpi dhe në ndeshjen e fundit do t’i shkojë Bullgarisë tanimë pa gjasa për t’u kualifikuar, shkruan Indeksonline.

“Dardanëve” do t’i duhen patjetër 7 pikët nga 9 të mundshme në këto tri ndeshjet nëse llogarisim që Çekia e mposht Bullgarinë.

Nëse Republika Çeke barazon ose humbet ndaj Bullgarisë, Kosova do të kualifikohej vetëm nëse i merr 6 pikë nga tri ndeshjet, po llogarisim në fitoren ndaj Malit të Zi dhe Çekisë.

Nëse këto matematika dështojnë, Kosova do ta ketë edhe një mundësi tjetër përmes Ligës së Kombeve, gjysmëfinalet e të cilës zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Mision kogja i vështirë, por jo edhe i pamundur për “Dardanët”, marrë parasysh se bënë që e gjithë bota të flasë për një vend të vogël diku në Evropën Jugore.

15 ndeshje pa humbje ishte rekordi i Kosovës e cila u ndal nga Anglia, por që aspak nuk ishin kundërshtar i dobët, duke ia shënuar plot 3 gola, diçka që nuk i ka ndodhur shpesh.

Magjia që po përjetojmë me Kombëtaren e Kosovës në futboll, presim që ta vazhdojmë edhe me kualifikimin në Evropianin 2020./Indeksonline/