Mision rekord/ Pas më shumë se 10 muajsh, aeroplanmbajtësja “Gerald R. Ford” largohet nga Lindja e Mesme
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Gerald R. Ford” do të largohet nga Lindja e Mesme në ditët në vijim. “Washington Post”, shkruan se pas më shumë se 10 muajsh do të kthehet në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa negociatat me Iranin vijojnë të mbeten të bllokuara.
Largimi i kësaj anijeje, e cila mban rreth 4,500 marinarë dhe ka kapacitet për mbi 70 avionë, vjen pas 309 ditësh vendosjeje të vazhdueshme, duke shënuar një nga misionet më të gjata për një aeroplanmbajtëse moderne amerikane.
Ky zhvillim pritet të sjellë lehtësim për ekuipazhin, por njëkohësisht redukton praninë ushtarake të SHBA-së në rajon, në një moment kur negociatat me Irani mbeten të bllokuara.
“USS Gerald R. Ford” është një nga tre aeroplanmbajtëset amerikane që operojnë aktualisht në Lindjen e Mesme, së bashku me “USS George H. W. Bush” dhe “USS Abraham Lincoln”. E para ndodhet në Detin e Kuq, ndërsa dy të tjerat operojnë në Detin Arabik, duke marrë pjesë në operacione detare të SHBA-së në rajon.

