75 Mall Live Search
19:32 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Misioni britanik në NATO: Britania e Madhe dhe Kosova janë partnerë

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj është takuar me ambasadoren dhe Përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Sarah MacIntosh.

Pas këtij takimi, është deklaruar MacIntosh përmes një postimi në Twitter, raporton Indeksonline.

Ajo thotë se Britania e Madhe dhe Kosova janë partnerë, duke përfshirë sigurinë në zonën euroatlantike

“Takim i mirë me ambasadorin e Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n Astrit Zemaj, në selinë e NATO-s. Britania e Madhe dhe Kosova janë partnerë, duke përfshirë sigurinë në zonën euroatlantike”, ka shkruar MacIntosh./Indeksonline/