Misioni i OSBE-së përkrah IPK-në me trajnimin e radhës

Zyrtarë të IPK-së kanë filluar sot në Prishtinë trajnimin tre ditor “Shkathtësitë hulumtuese për monitorimin programit të besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së publikut me Policinë e Kosovës” .
Qëllimi i këtij trajnimi është të zhvillojë kapacitetet e IPK-së për të monitoruar programin e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së publikut me Policinë e Kosovës. Prezent në hapjen e këtij trajnimi ishin edhe U.D Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe Drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson .
U.D Kryeshefi i IPK-së falënderoi zyrtarët e misionit të OSBE-së për përkrahjen e dhënë drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së .