75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / MSH

“Misioni u krye” – Ambasada gjermane kujton me krenari intervenimin e NATO-s

Në 26-vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s, me fillimin e bombardimeve të caqeve serbe dhe hyrjen në Kosovë.

Duke cituar ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, lordin Robertson, që atë kohë tha se qëllim ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, Ambasada gjermane thotë: “Misioni u krye”.

“Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.

Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë”, deklaroi ambasada.

Ky është postimi i plotë:

26 Vjet KFOR

Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë.

Siç e tha Lord Robertson, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe sekretar i përgjithshëm i NATO-s:

“Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin.”

Misioni u krye.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.

Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë.

Duke parë përpara, së bashku!