75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

“Misioni ynë: Fitore në Beograd”, mesazhi i Barcelonës para ndeshjes sonte në Champions League

Skuadra e Barcelonës sonte zhvillon ndeshjen e raundit të katërt në UEFA Champions League, por do ketë punë me kundërshtarin nga Serbia, Cërvena Zvezda.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, klubi katalunas paralajmëroi fitore sonte midis Beogradit, shkruan Indeksonline

“Misioni ynë, fitore në Beograd”, ka shkruar klubi spanjoll në rrjetet sociale

Kujtojmë se Barcelona ka grumbulluar gjashtë pikë në tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve. Kurse klubi nga Serbia ka zero pikë./Indeksonline/