11:19 / E Martë, 07 Prill 2020

“Miss Anglia” heq dorë nga kurora e saj për tu rikthyer në punë si mjek mes krizës Covid-19

“Miss Anglis 2019”, Bhasha Mukherjee, po heq dorë nga kurora e saj për t’u rikthyer në vijën e frontit, mes krizës së koronavirusit.

Vitin e kaluar, ndërsa konkurronte në konkursin e Miss World, 24-vjeçarja u largua nga posti i saj si një doktoresh në fushën e mjekësisë, raporton People, transmeton Indeksonline.

 Dhe menjëherë pas kësaj, filloi të bëjë punë bamirësie e cila ishte vendosur të vazhdojë deri më vonë këtë vit. Por kjo ndryshoi kur ajo filloi të marrë mesazhe nga kolegët e saj në Spitalin Pilgrim në Boston në Mbretërinë e Bashkuar, duke detajuar shtrirjen e krizës.

“Kur jeni duke bërë gjithë këtë punë humanitare jashtë vendit, pritet që të vini kurorën, përgatituni … dukeni bukur,” i tha ajo CNN , e cila tha se thjesht nuk ndjehej mirë.

“Doja të kthehesha në shtëpi. Doja të vija dhe të shkoj direkt në punë,” tha ajo.  “është ajo për të cilën unë e kam marrë këtë gradë dhe nuk ka kohe më të mirë për të qenë pjesë e këtij sektori të veçantë.”

Bhasha që atëherë është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar nga India, ku ajo ishte duke punuar si një ambasadore për Mercia Lions Club për të siguruar burime për një shtëpi për vajzat e braktisura. Ajo do të fillojë punën në fushën e mjekësisë pasi të ketë bërë vetë-izolimin në dy javët e ardhshme.

Aktualisht ka mbi 52 000 raste të konfirmuara të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë se 5 000 vdekje, sipas Universitetit John Hopkins .

Bukuroshja u shpreh, “Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Angli se tani”. /Indeksonline/