75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / L K

Miss Japonia heq dorë nga kurora e Missit, shkak afera me një burrë të martuar!

Titulli i Miss Japonisë do të mbetet vakant për sivjet. Kjo pasi që bukuroshja me rrënjë evropiane që fitoi këtë çmim, Karolina Shiino ka hequr dorë nga kurora e më të bukurës.

Një revistë lokale ka publikuar lidhjen e saj me një doktor të martuar.

Organizatorët kanë thënë se ajo ka rrëfyer se e ka ditur për martesën dhe familjen e burrit.

Missi ka kërkuar falje dhe ka hequr dorë nga kurora./Indeksonline/