13:28 / E Premte, 28 Tetor 2022 / B O

“Miss Kosova” e vitit 2016 përfaqëson Argjentinën në garën botërore të bukurisë!

Nuk ndodhë shpesh që një e huaj të shpallet Miss në një shtet tjetër. Por Kosova ia kishte dhënë këtë mundësi Camila Barrazës.

Bukuroshja argjentinase ishte shpallur “Miss Kosova” në vitin 2016. Gjashtë vite më pas, Camila po përfaqëson një shtet tjetër në garë për bukuri.

E zgjedhur si Miss Grand Argjentina në këtë vit, Camila ka prezantuar shtetin e saj në garën për “Miss Grand International”.

Megjithatë, argjentinasja nuk ka arritur asnjë sukses në këtë garë.

“Javët e fundit pata një nga përvojat më të bukura të jetës sime. Rezultati nuk ishte ai që doja. Por çdo gjë në jetë ndodh për një arsye” ka thënë Camila Barraza pas garës së mbajtur./Indeksonline/