75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Miss Serbia që mori vëmendjen e të gjithëve duke bërë shqiponjën, tregon se pse e bëri këtë gjest

Miss Serbia, Irina Jovanka javët e fundit ka qenë në ballinat e mediave kosovare dhe serbe.

Kjo për shkak të gjestit që bëri gjatë një sfilate të saj. Ajo bëri simbolin e shqiptarëve, shqiponjën me duar, transmeton Indeksonline.

Mediat në Serbi e cilësuan si skandal veprimin e Jovankas.

Rreth kësaj qështje, bukuroshja serbe ka folur në emisionin ‘Today.at’ , duke shpjeguar se pse e ka bërë këtë gjest.

Ajo në intervistë tha se gjesti i saj ishte shenjë respekti dhe mjaftë normale./Indeksonline/