16:52 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

Miss Universe me rregulla të reja, tani mund të konkurrojnë edhe gratë dhe nënat

Miss Universe, pas më shumë së 70 vitesh tani po bën ndryshime në procesin e përzgjedhjes duke përfshirë gra dhe nëna të konkurrojnë nga konkursi i ardhshëm.

“Ne të gjithë besojmë se gratë duhet të kenë liri mbi jetën e tyre dhe se vendimet personale të një njeriu nuk duhet të jenë pengesë për suksesin e tyre”, tha konkursi në një deklaratë.

Para ndryshimeve të bëra në këtë konkurs bukurie u lejohej të konkurronin vetëm vajzat e moshës 18 deri 28 vjeçare, të cilat nuk kanë qenë nëna e as të martuara ndonjëherë.

Këto rregulla të reja do të hyjnë në fuqi për konkursin e 72-të të “Miss Universe” në 2023.